Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke ka njoftuar se, 5 ushtarë kanë humbur jetën si pasoje e një aksidenti ajror.
Sipas raportimeve, një helikopter që i përkiste Komandës së Forcave Ajrore u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në Eskisehir.
“Pesë nga bashkëluftëtarët tanë heroikë që shërbenin në helikopterin e Forcave Ajrore që u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në Eskisehir kanë rënë dëshmorë. I lutemi Zotit për mëshirë për dëshmorët tanë dhe u shprehim ngushëllimet dhe durimin tonë familjeve të tyre në zi, Forcave të Armatosura Turke dhe kombit tonë fisnik.”, thuhej në deklaratën e mimnistrisë.
Pamjet e publikuara nga mediat, treguan ekipet e emergjencës në vendin e aksidentit pranë fshatit Yorukakcayir, rreth 15 km në perëndim të qendrës së qytetit Eskisehir.
AS-532 Cougar është një helikopter shumëfunksional me dy motorë, i prodhuar në Francë, që përdoret nga ushtritë në të gjithë botën.
Më 12 nëntor, një avion ushtarak Sikorsky S-70 u rrëzua pranë Malatya-s në Turqinë jugore, duke vrarë katër anëtarë të ekuipazhit. Që atëherë nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar.
Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO./k.m