Amit Soussana, një prej grave izraelite që u mor peng nga Hamasi më 7 tetor 2023, do të nominohet për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2027. Ajo qëndroi peng për 55 ditë dhe nominimi i saj konsiderohet si vlerësim për përpjekjet e saj ndërkombëtare për të luftuar dhunën seksuale ndaj grave të luftës.
Amit Soussana ishte gruaja e parë peng izraelite e cila foli publikisht për abuzimin seksual që pësoi gjatë ditëve të pengmarrjes. Që atëherë ajo e ka ndarë historinë e saj në Kombet e Bashkuara dhe në Shtëpinë e Bardhë dhe mori Çmimin Amerikan Ndërkombëtar për Gratë me Kurajë në vitin 2025.
Ministrja izraelite Gila Gamliel do të paraqesë nominimin.Lajmin e ka bërë të ditur gazeta The Jerusalem Post, në të cilin bëhet fjalë për një nismë ndërkombëtare të kryesuar nga presidentja e WIZO Botërore, Anat Vidor, në partneritet me ministren izraelite Gila Gamliel. Nominimi ende nuk është dorëzuar zyrtarisht. Ai pritet të dorëzohet nga Gamliel te Komiteti Norvegjez i Nobelit në Oslo, brenda afatit 31 janar 2027./ad
