Last Updated on 25/11/2026 by EL
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku është përfshirë dhe një automjet i policisë.
Sipas raportimeve, makina e policisë është përplasur me një furgon, në vendin e quajtur Kashisht. Automjeti i policisë dyshohet paraprakisht se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar që të kenë kërkuar transportimin drejt spitalit. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve të përplasjes. /et
