Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëvizte, efektivët gjetën një armë zjarri të tipit pistoletë, me fishekë brenda.
Menjëherë pas konstatimit, i riu u arrestua nga efektivët e Komisariatit nr. 3. Ndërkohë, hetuesit kanë dërguar armën në laboratorin kriminalistik për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë prej ngjarjeve kriminale të ndodhura kohët e fundit./k.m
