Debatet në “Për’puthen” kanë degjeneruar në përplasje të forta mes konkurrentëve, duke e kthyer studion në një arenë tensioni. Episodi i fundit i dating show-t është shoqëruar me dy momente të tensionuara, ku protagonistët kanë humbur qetësinë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e të tjerëve.
Gjithçka nisi pas transmetimit të takimit mes Erës dhe Sotirit, teksa diskutimi për puthjet në buzë mes tyre shkaktoi reagime në studio. Në një moment, Sotiri u ngrit nga karrigia dhe iu drejtua në mënyrë konfrontuese Xhastinit. Ndërhyrja e djemve të tjerë shmangu përshkallëzimin e debatit.
Situata u tensionua edhe më shumë pas një komenti të Greit, i cili bëri që Era të ngrihej e revoltuar dhe të drejtohej me vrull drejt tij. Edhe këtë herë, konkurrentët ndërhynë për të qetësuar gjakrat.
Në fund, Era u largua nga studioja, duke lënë pas një atmosferë të tensionuar./mxh
