as një periudhe të gjatë marrëdhëniesh të tensionuara, Britney Spears ka kaluar Ditën e Falënderimeve me familjarët e saj, në një ribashkim që mund të shënojë një hap drejt pajtimit.
Këngëtarja udhëtoi drejt Luizianës, ku u takua me dy djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James, motrën Jamie Lynn Spears, bashkëshortin e saj Jamie Watson dhe mbesat Maddie e Ivey. Sipas TMZ, në këtë takim ajo u ribashkua edhe me prindërit, Jamie dhe Lynne Spears.
Ky afrim vjen pak ditë pasi Britney publikoi një mesazh në Instagram, të cilin më pas e fshiu, ku shprehte dëshirën për të qenë pranë familjes dhe kërkonte falje për rikthimin te konfliktet e së kaluarës.
“Jam kaq e bekuar që kam një familje kaq të mrekullueshme. Më vjen shumë keq që riktheva sërish çështje të vjetra, por mendoj se e bëra sepse kuptova që duhej të mbroja zemrën time. Kështu dua unë dhe, kur dua dikë, e dua me të vërtetë.”
Ajo pranoi gjithashtu se kokëfortësia e saj kishte qenë “fëmijërore dhe e turpshme”, duke shtuar se i kishte marrë shumë malli për familjarët.
Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të trazuara prej vitesh. Në fillim të nëntorit, Britney kishte sulmuar publikisht motrën Jamie Lynn dhe ish-bashkëshortin Kevin Federline. Ajo e kishte akuzuar motrën se gjatë pandemisë nuk e kishte lejuar të mbante në krahë mbesën Ivey, ndërsa në një tjetër reagim kishte thënë se familja e kishte bërë të ndihej si skllave.
Takimi i fundit vjen pas këtyre përplasjeve dhe duket se hap një mundësi për afrimin e këngëtares me familjen e saj./mxh
