Last Updated on 27/11/2026 by Monika
Një video e gjeneruar nga inteligjenca artificiale që kërcënon me sulme ndaj selisë së Amazon, Microsoft dhe SpaceX të Elon Musk është publikuar nga media shtetërore iraniane.
Videoja, e postuar në Telegram nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr të enjten, tregon sulme me IA ndaj objekteve të gjigantëve të teknologjisë, me shpërthime dhe flakë që përfshijnë ndërtesat e tyre.
Narratori në video, që flet anglisht, paralajmëron kompanitë amerikane dhe i akuzon ato për pjesëmarrje në luftën kundër Iranit, e cila filloi në shkurt. Ai gjithashtu thekson se objektivi nuk është populli amerikan.
Videoja kërcënon se kompanitë që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj Iranit do të duhet ose të paguajnë kompensim ose të përballen me hakmarrje. Kërcënimet iraniane vijnë në një kohë pasigurie mbi vazhdimin e fushatës ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme./mxh
