Last Updated on 27/11/2026 by EL
Në prag të festimeve të Pavarësisë dhe Çlirimit, Policia e Vlorës ka hartuar një plan masash për menaxhimin e trafikut në qytet. Kufizimet e qarkullimit dhe ndalimi i parkimit në disa akse rrugore do të nisin që prej orës 22:00 të kësaj të premteje dhe do të zgjasin deri në përfundim të aktiviteteve festive.
Sipas njoftimit të policisë, parkimi do të ndalohet në të dyja anët e rrugës përgjatë aksit që përfshin rrethrrotullimin, sheshin “Omonia”, Shkollën e Muzikës, kryqëzimin e Menës dhe rrugën drejt “Hollidej”.
Në segmentin nga kryqëzimi i “Hollidej”, përmes agjencisë “Ruci”, deri te kryqëzimi i Kapeles, ndalimi i parkimit do të zbatohet vetëm në krahun e djathtë të rrugës.
Një tjetër aks ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve është ai nga zona e L-së deri te kryqëzimi i Grevës.
Policia u ka kërkuar qytetarëve të respektojnë kufizimet dhe udhëzimet e efektivëve që do të jenë në terren për të orientuar trafikun gjatë festimeve./et
