Last Updated on 27/11/2026 by Monika
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake, të tre të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./mxh
