Last Updated on 28/11/2026 by Anisa
Një tjetër person ka mbetur i lënduar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Pas incidentit, disa prej protestuesve i kanë ardhur në ndihmë personit të lënduar, duke e marrë në krahë dhe duke e larguar nga zona.
Ende nuk dihen rrethanat se si është lënduar personi, ndërsa situata në Bulevard vijon të jetë e tensionuar.
