Last Updated on 28/11/2026 by Anisa
Pas përplasjeve me policinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një grup protestuesish është zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”.
Gjatë lëvizjes, disa prej tyre kanë goditur me shkopinj derën e Teatrit të Kukullave.
Veprimet janë kryer në momentin kur protestuesit kanë mbërritur në zonën e sheshit.
Zhvendosja e protestuesve vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara më herët me forcat e policisë në Bulevard prej dy orësh.
