Jori Delli dhe partneri i saj, reperi italian Fred De Palma, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni intime në Maldive, larg zhurmës dhe vëmendjes publike. Çifti ka zgjedhur të ndajë këtë moment të veçantë me njerëzit më të afërt, duke udhëtuar drejt parajsës tropikale së bashku me familjarët e tyre.
Për ditën e tyre të madhe, Jori ka zgjedhur një fustan të bardhë elegant, të gjatë, me shpinë të zbuluar dhe punime dantelle, ndërsa Fred De Palma është shfaqur me një këmishë të çelët, në një pamje të thjeshtë dhe verore. Në një prej fotografive të publikuara, dy të sapomartuarit shihen përballë njëri-tjetrit në breg të detit, ndërsa modelja e ka shoqëruar imazhin me një zemër të bardhë.
Atmosfera festive është përcjellë edhe përmes fotove të tjera, ku familjarët shijojnë mbrëmjen rreth një tavoline të shtruar buzë plazhit, ngrenë dolli dhe fotografohen së bashku. Një tjetër moment që tërheq vëmendjen është ai kur reperi e merr Jorin në krahë, ndërsa të dy shfaqen të qeshur dhe të lumtur.
Ndërkohë, lajmin se mund të kishte një dasmë e kishte lënë të kuptohej vetë Jori pak kohë më parë, kur kishte bërë shaka se së shpejti do të ndryshonte mbiemrin. Për të mos lënë vend për keqkuptime, ajo kishte sqaruar më pas me humor: “E thashë vetëm për të thënë që po martohem, hahaha”.
Duket se batuta e modeles paska qenë një paralajmërim i vogël për një nga momentet më të bukura të jetës së saj!/mxh
