Last Updated on 28/11/2026 by Monika
Situata e tensionuar dhe përleshjet e dhunshme që kanë përfshirë qendrën e Tiranës kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
E përditshmja prestigjioze italiane “La Repubblica”, i ka kushtuar një artikull të posaçëm ku ka përshkruar situatën në sheshin “Skënderbej” si kaotike.
Që në titull media italiane pasqyron dinamikën e protestës masive të zhvilluar në ditën që shënon 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Shqipëria: Mijëra njerëz dalin në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama; përleshje të dhunshme “, shkruan media italiane.
Sipas raportimit të saj mijëra qytetarë kanë zbritur në rrugë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit kanë shpërthyer përplasje të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të rendit./Mxh
