Last Updated on 28/11/2026 by Monika
Protesta po deskalon me kalimin e orëve.
Efektivë të Policisë së Shtetit kanë tentuar të hyjnë në librarinë pranë Pallatit të Kulturës, në qendër të kryeqytetit shqiptar.
Në qendër të Tiranës, policët kanë sulmuar pronën private në tentativë e sipër për të ndjekur protestuesit. Punonjësit e policisë kanë dashur të hyjnë në ambientet e biznesit privat për të nxjerrë disa protestues që kishin hyrë në librari.
Një grua ka dalë nga ambientet e brendshme për t’u ballafaquar me policët, të cilët si përfundim nuk janë lejuar të hyjnë edhe pse kanë qenë të shumtë në numër./Mxh
