Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur për herë të parë publikisht gatishmërinë për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, duke pranuar që drejtimin e saj fillimisht ta marrë Gadi Eisenkot.
Në një deklaratë publike, Netanyahu bëri të ditur se është i gatshëm të pranojë një marrëveshje rotacioni, sipas së cilës Eisenkot do të mbajë fillimisht postin e kryeministrit, ndërsa ai vetë do të shërbejë si kryeministër alternativ që nga fillimi i mandatit të ri.
Netanyahu argumentoi se partia e tij, Likud, mbetet forca më e madhe politike në vend, duke pretenduar se ka marrë 250 mijë vota më shumë se partia e Eisenkotit.
Megjithatë, ai theksoi se sfidat me të cilat përballet Izraeli janë aq serioze, saqë përgjegjësia politike e detyron të lërë mënjanë interesat e tjera dhe të pranojë që Eisenkot të drejtojë fillimisht qeverinë.
Sipas deklaratës së tij, Netanyahu e konsideron krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar si një mundësi për përballimin e sfidave që ai i cilësoi ekzistenciale për Izraelin./mxh
