Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Ksamil. Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit I. A.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vijim të veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes./Mxh
