Donald Trump thotë se nuk ka shumë mundësi që të ndodhë një luftë mes SHBA-ve dhe Venezuelës, por ka sugjeruar se ditët e homologut të tij Nicolas Maduro si president i vendit janë të numëruara.
I pyetur nëse SHBA-të do të shkojnë në luftë kundër Venezuelës, presidenti amerikan i tha CBS-së në emisionin “60 Minutes“: “E dyshoj. Nuk besoj. Por ata na kanë trajtuar shumë keq.”
Komentet e tij vijnë ndërkohë që SHBA-të vazhdojnë të kryejnë sulme ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe. Administrata Trump thotë se këto sulme janë të nevojshme për të ndalur rrjedhën e drogës drejt SHBA-ve, shkruan BBC./kb
