Sondazhisti Eduart Zaloshnja, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka publikuar rezultatet e një sondazhi mbi ndërtimin e resortit turistik në Zvërnec, një projekt që ka nxitur debat publik ditët e fundit.
Sipas të dhënave të bëra publike, në sondazh janë pyetur mbi 1900 qytetarë nëse janë pro apo kundër vijimit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e Vlorës.
Rezultatet tregojnë se 55 për qind e të anketuarve janë shprehur pro ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke e mbështetur zhvillimin e projektit.
Nga ana tjetër, 39 për qind e pjesëmarrësve kanë deklaruar se janë skeptikë ose kundër realizimit të tij, duke ngritur shqetësime lidhur me ndikimin e mundshëm në zonë.
Ndërkohë, rreth 6 për qind e të anketuarve rezultojnë të pavendosur për qëndrimin e tyre ndaj projektit.
Sondazhi pasqyron një ndarje të konsiderueshme të opinionit publik mbi një nga investimet më të diskutuara të momentit në zonën e Zvërnecit, ku përballen argumentet për zhvillim ekonomik dhe shqetësimet për mjedisin dhe trashëgiminë natyrore./a.d
