Last Updated on 13/10/2026 by EL
Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ për të verifikuar përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme. Institucioni po monitoron njëkohësisht edhe respektimin e të drejtave të personave të shoqëruar në komisariate, përfshirë aksesin te avokati, njoftimin e familjes dhe ekzaminimin mjekësor.
Avokati i Popullit ka nisur, sipas detyrës, një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme. Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.
Grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar. Po verifikohet nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor.
Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale.
Na kontaktoni në kanalet tona të komunikimit:
????Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë
☎️Tel: 04 2 380 300, 068 903 4648
????Email: ap@avokatipopullit.gov.al
