Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje në Bashkinë e Durrësit për abuzime që shkojnë deri në 20 milionë euro.
Shkeljet janë gjetur në 14 tenderë të zhvilluar nga Bashkia e Durrësit, me një fond limit në total rreth 1.85 miliardë lekë të reja ose afërsisht 20 milionë euro.
Gjetjet janë renditur në Raportin e Auditimit, të publikuar së fundmi dhe i përkasin periudhës kur bashkia e Durrësit drejtohet nga Emirjana Sako.
Audituesit shtetërore i rekomandojnë gjithashtu Agjencisë së Prokurimit Publik që të nisë hetimin administrativ dhe të mbaj përgjegjës të gjithë zyrtarët bashkiakë që janë konsideruar si shkaktarë të kësaj situate alarmante.
Tenderët në të cilët janë gjetur shkelje janë të fushës së rindërtimit dhe infrastrukturës me fondin limit që vario nga 300 mijë euro deri në 3 milionë euro.
Kompanitë fituese të këtyre tenderëve janë “Rajli Ndërtim” dhe “Pepa Group”, në pronësi të Jetmir Pepës, një personazh i rëndësishëm i krimit të organizuar, kompania e të cilit ka fituar procedurën për ndërtimin e një shkolle në Sukth me fond limit afërsisht 3 milionë euro./k.m
