Një aksident i frikëshëm ka ndodhur tek ura e Palasës. Sipas informacioneve paraprake janë përplasur dy kamionë.
Nga aksidenti ka mbetur njëri prej shoferëve i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit të Vlorës.
Mësohet se njëri prej kamionëve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës së Palasës./kb
