Një aksident i trefishtë u regjistrua sonte në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.
Raportohet se në aksident u përfshinë tre makina në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit.
Si pasojë e aksidenti është lënduar një nga drejtuesit e mjeteve, i dërguar në spitalin e Lushnjës me lëndime të shumta.
Mësohet se ai ndodhet jashtë jashtë rrezikut për jetën./Mxh
