Last Updated on 10/06/2026 by Kesjana
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Zambak.
Sipas informacioneve paraprake, një drejtues motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.
Drejtuesi ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Korçës, në sallën e reanimacionit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /kb
