Tre persona, mes tyre edhe një i mitur, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Milot. Aksidenti ka ndodhur pranë Ishull-Lezhës, ku janë përplasur tre automjete.
Të tre të plagosurit janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./k.m
