Raportohet se një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “kthesa e Murashit”, ku një automjet është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur në rrugë.
Shkak për aksidentin mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte automjeti.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, mes të cilëve drejtuesi i mjetit./Kb
