Last Updated on 17/11/2025 by Monika
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman. Një automjet është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, një persona është plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mejkësore.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R..
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./MXH
