Last Updated on 12/12/2025 by Monika
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri që udhëtonte me të. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit./mxh
