Raportohet se një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjes. Një automjet tip “Benz” dhe një mjet bujqësor janë përplasur me njëra tjetrën, ku si pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve.
Raportohet se të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

