Last Updated on 03/11/2026 by Anisa
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit, në fshatin Fshat të Klosit.
Dy automjete, një tip “Benz” dhe një “Volkswagen”, janë përplasur pak metra larg rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dyja makinat.
Si pasojë, kanë mbetur të lënduar drejtuesit e dy automjeteve, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dy ditë më parë, në këtë segment u shënuan tre aksidente në harkun kohor të 30 minutave./ad
