Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në Rrugën e Arbrit në zonën e quajtur Shkalla e Tujanit.
Sipas raportimeve, një atuomjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka përfunduar i përmbysur në kanalin anash rrugës.
Bëhet me dije se nga aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi, ndërsa nuk dihet me saktësi nëse kishte apo jo persona të tjerë në automjet.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme./mxh
