Last Updated on 05/05/2026 by Monika
Banorët e zonës dhe familjarët e dy të miturve që humbën jetën nga aksidenti tragjik i 3 majit do të zhvillojnë pasditen e nesërme një marsh proteste.
Marshimi do të nisë në orën 16:30 nga vendi ku ndodhi ngjarja, në zonën e Ish-kënetës dhe më pas do të vijojë drejt Bashkisë së Durrësit.
Aksidenti tragjik ku tre fëmijë u përplasën ndërsa po luanin në trotuar, ka tronditur opinionin publik. Dy prej tyre humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Banorët e zonës që pasi ndodhi aksidenti kanë deklaruar se drejtuesi i automjetit ishte denoncuar disa herë nga ata për mënyrën se si lëvizte me makinë në lagje.
Ditën e sotme gjykata caktoi ndaj Nikoll Radaçit masën e sigurisë “arrest me burg”./mxh
