SPAK dhe Prokuroria e Breshias po zhvillojnë një operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës. Burime bëjnë me dije se me vendim të GJKKO-së janë lëshuar 21 masa sigurie, por ende nuk dihet sa prej tyre janë ekzekutuar.
Të njëjtat burime thonë se operacioni është vijim i atij të zhvilluar në Itali, ku u godit grupi i Ndraghetës dhe shqiptarë të lidhur me ta, mes tyre Artur Hoxhosmani./ K.M
