Aktori legjendar amerikan Dick Van Dyke, një nga figurat më të dashura të kinemasë botërore, feston 100-vjetorin e lindjes.
I njohur për serialin ikonik të viteve ’60 “The Dick Van Dyke Show”, aktori u bë i njohur falë energjisë, elegancës dhe aftësisë së tij për komedi.
Seriali, ku bashkepunoi me Mary Tyler Moore, u transmetua në nga viti 1961 deri në 1966 dhe vazhdoi të shfaqej për dekada.
Van Dyke shënoi sukses edhe në vitet ’90 me serialin kriminal “Diagnosis Murder”.
Roli i tij më i famshëm kinematografik mbetet ai i Bert-it, në filmin klasik “Mary Poppins” të vitit 1964. Filmi, i bazuar në librat e autores P.L. Travers, u kthye në një nga muzikalet më të dashura të historisë së kinemasë.
Në vitin 2018, Van Dyke u rikthye në universin e “Mary Poppins” në filmin “Mary Poppins Returns”, ku në moshën 93-vjeçare befasoi publikun duke kercyer mbi një tavolinë në rolin e një bankieri.
Në vitin 2013, ai u nderua me Çmimin për Arritje Jetësore nga Screen Actors Guild, si vlerwsim për kontributin e jashtëzakonshëm në artin e aktrimit.
Në moshën 100-vjeçare, Dick Van Dyke mbetet një ikonë dhe frymëzim për breza të tërë artistësh./mxh
