Aktorja dhe moderatorja e njohur turke Ceyda Düvenci, e njohur për publikun shqiptar si pjesë e kastit të “Shtëpiake të Dëshpëruara”, versioni turk, ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj Güçlü Mete.
Pas rreth dy vitesh e gjysmë lidhje, çifti ka vendosur të bëjë hapin e madh, duke u martuar të enjten e kaluar në një ceremoni të thjeshtë dhe private në Ambasadën Turke në Stokholm, Suedi.
Düvenci dhe Mete kanë ndarë me ndjekësit disa fotografi nga dita e tyre e veçantë, ku shfaqen të lumtur dhe të emocionuar. Për ceremoninë, aktorja zgjodhi një fustan të bardhë minimalist, duke preferuar elegancën dhe thjeshtësinë për këtë moment të rëndësishëm.
Çifti ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre romantike. Ata janë shfaqur shpesh dorë për dore dhe kanë ndarë momente të ëmbla së bashku, ndërsa këtë herë vendosën ta kurorëzojnë dashurinë larg vëmendjes së madhe mediatike.
Kjo është martesa e tretë për Ceyda Düvenci-n. Aktorja ka qenë më parë e martuar me biznesmenin Engin Akgün, me të cilin ka një vajzë, ndërsa në vitin 2015 u martua me aktorin Bülent Şakrak. Pas rreth tetë vitesh martesë, çifti i dha fund lidhjes në vitin 2023.
Pas divorcit, Ceyda gjeti sërish dashurinë pranë prezantuesit dhe programuesit radiofonik Güçlü Mete. Marrëdhënia e tyre zgjati rreth dy vjet e gjysmë, përpara se dyshja të vendoste të kurorëzonte dashurinë me martesë.
Fotografitë e para nga ceremonia në Stokholm morën menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët vërshuan me urime për çiftin në këtë kapitull të ri të jetës së tyre./mxh
