Last Updated on 21/09/2025 by adminfjala
Pse PD ka frikë nga vota? Duket sikur askush nga partia e dytë më e madhe në vend nuk guxon të garojë për zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Tiranë.
Ilir Alimehmeti mbrëmjen e kaluar ia kaloi topin Jorida Tabakut për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë. “Jam dakord që të garojë kush ka marrë më shumë vota më 11 maj”, deklaroi ai për A2. Ndërkohë, mjeku i njohur tiranas shtoi se mund të garojë vetë, por në 2027, jo tani.
Nga ana tjetër, Jorida Tabaku ka refuzuar kandidimin. PD ka frikë, por pse? Kur kanë frikë edhe ata që kanë votat, duket situatë e pakuptimtë. m.p.
