Në orët e para të mëngjesit të sotëm, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se forcat amerikane kanë sulmuar një anije në brigjet e Venezuelës. Si pasojë e sulmit, kanë ndërruar jetë 6 persona, të cilët sipas forcave amerikane ishin transportues të lëndëve narkotike.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti amerikan, Donald Trump me anë të një postimi në platformën X. Ai theksoi se forcat amerikane kanë sulmuar një organizate terroriste.
“Nën mbikëqyrjen si Komandant i Përgjithshëm, Sekretari i Luftës urdhëroi një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të lidhur me një organizatë terroriste që kryente trafik droge në brigjet e Venezuelës. Inteligjenca konfirmoi se anija po trafikonte lëndë narkotike. Sulmi u krye në ujërat ndërkombëtare, dhe gjashtë narkoterroristë në bord u vranë nga sulmi. Asnjë Forcë e SHBA-së nuk është dëmtuar si pasojë e sulmit.
Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara terroriste janë dyfishuar për shkak të përpjekjeve të presidentit Trump për të minimizuar krimin në territorin amerikan.
Në lidhje me ngjarjen nuk ka pasur një komunikim zyrtar nga ana e autoriteteve venezueliane, por Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka pohuar vazhdimisht se shtetasit amerikanë po shpresojnë që ta largojnë sa më parë nga pushteti Donald Trump. /km
