Last Updated on 15/10/2025 by EL
Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për gazetarët pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve. Ndër të tjera Balla është pyetur mbi organizimin e protestëts që do të zhvillohet këtë të premte në Tiranë, për ish-krerët e UÇK.
Ai ka thënë që është normale që të organizohet në Tiranë pasi e ka konsideruar kryeqytetin si kryeqëndrën e shqiptarëve, teksa thekson se protesta është organizim i bërë nga organizatat veterane të UÇK, jo një organizim paritiak.
“Kjo nuk është partiake, kjo është kush e ka zemrën në vendin e duhur, dhe kujt i dhemb sado pak për kombin do të jetë atje”, ka thënë deputeti kur është pyetur nëse ka një organizim që të jetë aty gjithë grupi parlamentar i PS.
Balla shton se do të jetë aty për të shprehur solidaritentin dhe se, do të donte që edhe deputetët e PD të ishin aty, ndërsa për ata të PS shprehet se janë njoftuar dhe se secili gjykon vetë.
Taualnt Balla:“Është një organizim që e bëjnë organizat e veteranëve të UÇK, vjen pas atij në Prishtinë, në Hagë dhe është krejt normale që e treta dhe e vërteta të jetë në kryeqëndren e shqiptarëve në Tiranë. Unë dua tu them 1000 herë faleminderit të gjitha mediave që janë lejuar ta transmetojnë spotin.
Të dashur qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë, ne shqiptarëve na karakterizon atdhedashuria dhe solidariteti dhe të jemi të gjithë së bashku të premten në sheshin Skënderbej për të dërguar një mesazh soolidariteti ndaj 4 komandantëve të UÇK por edhe të gjithë gjakut të UÇK të rënë në betejë.”
Gazetarja:A ka një organizim për të qënë gjithë grupi parlamentar i PS?
Taulant Balla:“Çfarë organizimi ka kur del në nder të atdheut. Kjo nuk është partiake, kjo është kush e ka zemrën në vendin e duhur, dhe kujt i dhemb sado pak për kombin do të jetë atje .
Unë do të jem atje për të shprehur solidarittin, do të doja shumë të ishin deputetët e PD aty… për sa u përket deputetëve të PS i kam njoftuar, secili gjykon vet.”/e.t
