Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten të festojnë 250 vjetorin e pavarësisë, dy në pesë amerikanë nuk besojnë se vendi do të zgjasë edhe 250 vjet të tjera.
Kjo sipas një sondazhi për Reuters, i cili nxjerr në pah përçarjet e thella midis amerikanëve.
Konkretisht, 38% e amerikanëve të anketuar, përfshirë 40% të demokratëve dhe 26% të republikanëve, besojnë se Amerika nuk do të ekzistojë pas 250 vitesh, krahasuar me 62% që besojnë të kundërtën.
Rreth dy të tretat e personave të pyetur thanë se ishin dakord me deklaratën se demokracia amerikane është në rrezik dështimi.
Kjo përqindje u rrit në 64 nga 57 që ishte në një sondazh të kryer në gusht të vitit të kaluar.
Sondazhi tregoi gjithashtu se përqindja e amerikanëve që e shohin Amerikën si një vend të shquar globalisht është në rënie.
Rreth 30% e të anketuarve thanë se e konsideronin Amerikën vendin më të madh në botë, nga 38% në një sondazh të ngjashëm të kryer në mandatin e parë të trump në detyrë.
Sipas sondazhit, gjithashtu pjesa më e madhe e amerikanëve përfshirë tre të katërtat e demokratëve dhe gjysmën e republikanëve mendojnë se festimet e përvjetorit të pavarësisë janë bërë shumë politike./mxh
