Një anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit thotë se është qëlluar nga dy anije luftarake të poseduara nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, sipas Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).
Incidenti ndodhi 20 milje detare në verilindje të Omanit. Anija cisternë dhe ekuipazhi janë raportuar të jenë të sigurt, shton UKMTO.
Po ashtu, të paktën dy anije tregtare thonë se u goditën nga të shtënat me armë zjarri ndërsa përpiqeshin të kalonin ngushticën, thanë tre burime për agjencinë e lajmeve Reuters/kb
