Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa në Ditën e Europës ka përcjellë një mesazh për Shqipërinë.
Në mesazhin e tij, Costa nënvizon se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.
Presidenti i Këshillit të Europës thekson se Shqipëria ka bërë progres në procesin e integrimit, duke shtuar se duhet të vazhdojë punën me reformat.
“Po ju drejtohem ju si anëtarë të ardhshëm të BE. Në ditën e Europës ne festojmë projektin tonë të përbashkë europian, ku shtetet tona themelore zgjedhin unitetin para ndarjes, bashkëpunimin para konfliktit.
Ata kanë vendosur të ndërtojnë një të ardhme në paqe, liri dhe prosperitet pas hirit të Luftës së Dytë Botërore. Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Europian.
Po bëhet një punë e madhe për ta bërë të mundur anëtarësimin tuaj.Shqipëria ka bërë një progres në negociatat vitet e fundit. Ju inkurajoj të vazhoni me ritmin e reformave. Së bashku ne do të ndërtojmë një të ardhme të përbvashkët europiane. Rroftë Europa!”, deklaron Costa./ kb
