Raporti mes Mateos dhe Brikenës duket se ka pësuar një krisje ditët e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Një nga shkaqet e debatit ishte hyrja e Brikenës në pishinë pas një basti me Mirin, veprim që Mateo e konsideroi “pa lidhje” dhe që sipas tij ndryshoi marrëdhënien mes tyre.
Në diskutim ndërhyri opinionisti Arbër Hajdari, i cili i hodhi dyshime Mateos për ndjenja ndaj Brikenës dhe e këshilloi për qëndrimet e tij:
“Isha i pari që kam besuar te marrëdhënia jote. Nuk arrin të duash dikë nëse nuk uron të njëjtat gjëra që uron për veten. Sjellja e Brikenës ka qenë korrekte; ajo ka të drejtë të luajë dhe të fitojë. Mos u tregoni mosmirënjohës. Kam dyshime që ke ndjenja për Brikenën,” u shpreh Hajdari.
Nga ana e tij, Mateo mohoi që konfliktet të kishin të bënin me Mirin:
“Situata me Mirin ishte gjëja e fundit që më shqetësonte. Karshi Brikenës e kam ulur egon jashtë mase. Xheloz për Brikenën jam, kam të drejtën të i them ‘kujdes’. Parimisht e vlerësoj Brikenën si njeri,” tha ai.
Ndërkohë, Brikena reagoi duke pranuar se disa deklarata nuk i kishin pëlqyer:
“Nuk më ka ardhur mirë për disa gjëra dhe ia kam thënë. Edhe unë vlerësoj Selinin si banore e fortë, por pse të mos përmendet edhe emri im? I thashë: pse lë vend për keqkuptime?”
Situata duket se ka tensionuar raportet brenda shtëpisë dhe pritet të shohim në javët e ardhshme nëse marrëdhënia Mateo–Brikena do të qetësohet apo do të thellohet konflikti./mxh
