Arkeologët kanë përfunduar zbulimin e mbetjeve më të gjata të vazhdueshme të një muri të lashtë që rrethonte Jerusalemin, duke përfshirë prova të mundshme të një armëpushimi 2,100-vjeçar midis mbretërive ndërluftuese.

Arkeologët përfunduan gërmimin e pjesës më të plotë të zbuluar ndonjëherë të themeleve të mureve, të cilat rrethonin Jerusalemin gjatë kohës së Mbretërisë Hasmoneane, kur ndodhi historia e Hanukkah.

Në hebraisht, Hanukkah do të thotë “përkushtim” dhe festa shënon ripërkushtimin e Tempullit në Jerusalem në shekullin e dytë para Krishtit, pasi një grup i vogël luftëtarësh hebrenj e çliruan atë nga forcat e huaja pushtuese dhe Mbretërinë Hasmoneane që pasoi.

Hebrenjtë festojnë festën tetë-ditore, e cila këtë vit fillon më 14 dhjetor, me ritualin e ndezjes së një qiriu çdo natë, në nder të furnizimit të vogël të vajit të pastër ritualisht që gjetën në tempull që zgjati për tetë netë në vend të vetëm një nate. Shumë veta hanë edhe ushqime të skuqura, të tilla si petulla me patate, të quajtura latke, për të përkujtuar këtë vaj mrekullibërës që zgjat shumë./K.M
