Last Updated on 16/09/2026 by Monika
Kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi raportohet se është arrestuar ditën e sotme.
Eno Agasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës, në dhjetor të 2025 pasi dyshohet se ka hequr nga një kantinë sasi vere me vlerë miliona euro, në pronësi të Ergys Agasit.
Sipas hetimeve, Eno Agasi ka larguar gjatë natës sasinë e verës nga kantina dhe më pas ka hequr edhe serverin e kamerave të sigurisë. Dhe kur furgonët e Doganave janë rikthyer për të marrë mallin dhe për ta dërguar në ruajtje, kanë konstatuar se vera nuk ndodhej më në kantinë.
Kujtojmë se Ergys Agasi u vu në praga më 26 gusht 2026, pasi rezultonte i shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025.
Ndaj Agasit rëndojnë këto akuza: “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, si edhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”./mxh
