Last Updated on 09/11/2025 by David
Atalanta pëson humbjen e dytë radhazi në Serinë A. Sasuolo fitoi në transfertë me rezultatin e pastër 3-0.
Goli i parë erdhi nga Berardi me penallti në të 29-ën, ndërsa Pinamonti i dyfishoi shifrat në të 47-ën. Në të 66-ën ishte sërish Berardi i cili shënoi gol duke vulosur sfidën. Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti u aktivizua në pjesën e dytë të lojës.
Me këtë humbje Atalanta mbetet në vendin e 13-të me 13 pikë ndërsa Sasuolo ngjitet në pozicionin e 8-të me 16 pikë./ D.C
