Atletico Madrid është pranë një prej transformimeve më të mëdha në historinë e tij të si klub futbolli.
Gazeta Vozpopuli raporton se zëvendëspresidenti Miguel Angel Gil Marín ka arritur një marrëveshje paraprake me fondin amerikan të investimeve, Apollo, që të blejë shumicën e aksioneve të klubit.
Ky operacion e vlerëson entitetin në më shumë se 2 miliardë euro, një vlerë historike për klubin e La Liga.
Transaksioni do të formalizohet përmes një rritjeje të kapitalit, duke lejuar Apollo të bëhet aksioneri mazhoritar i Atleti-t në fillim të janarit 2026.
Procesi do të sigurojë një investim të madh financiar pa qenë nevoja që drejtuesit aktualë të largohen plotësisht, pasi si Gil Marin ashtu edhe Enrique Cerezo do të ruajnë një pjesë të aksioneve të tyre.
Burimet pranë negociatave theksojnë se marrëveshja synon të sigurojë stabilitet dhe rritje të ardhshme, duke ruajtur strukturën aktuale sportive.
Kështu, pritet që projekti i Simeone-s dhe ekipi i tij do të përfitojnë nga fuqia e re ekonomike që fondi do t’i sjellë klubit.
Ky kapital i ri do t’i mundësojë Atletico Madrid të konkurrojë më fuqishëm në skenën ndërkombëtare dhe brenda LaLiga. Hyrja e Apollo-s përfaqëson jo vetëm një investim, por një vizion strategjik afatgjatë, që kërkon të konsolidojë Atleti-n si një fuqi në futbollin botëror.
Ndryshimi në kontrollin e shumicës së aksioneve te Los Kolçoneros është një tregues i qartë i peshës në rritje të futbollit evropian dhe fuqisë së markës së Atletico de Madrid./ K.M
