Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Një avion ushtarak spanjoll që transportonte Ministren e Mbrojtjes Margarita Robles pësoi një “bllokim” të GPS-it këtë mëngjes ndërsa udhëtonte pranë enklavës ruse të Kaliningradit, rrugës për në Lituani.
Lajmin e bëri të ditur vetë ministria, duke konfirmuar një raport të mëparshëm nga agjencia e lajmeve Europa Press.
Një incident i ngjashëm i ndodhi në fillim të këtij muaji edhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa udhëtonte drejt Plovdivit në Bullgari. Avioni i saj u detyrua të ulej duke përdorur vetëm hartat e printuara, për shkak të një sulmi të dyshuar rus që nxori jashtë funksionit sistemin GPS.
