Avokati i pandehur i Erion Veliajt, Plarent Ndreca është paraqitur ditën e sotme në GJKKO.
Sot në Gjykatë pritet të zhvillohet seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, së fundi ka filluar të grindet me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar mocion mosbesimi, komision hetimor parlamentar duke gënjyer për kërcënime apo ndërhyrje, të gjitha këto me qëllimin për të politizuar çështjen për në Strasburg.
Ndaj tij rëndojnë 13 akuza të rënda penale, 9 nga të cilat janë për korrupsion, të tjerat janë për shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli./k.m
