Qytetarët në Kiev shprehën dyshime lidhur me pretendimet e Rusisë se ka marrë nën kontroll të plotë qytetin Pokrovsk, pasi presidenti Vladimir Putin lavdëroi komandantët e tij për “çlirimin” e qytetit.
Rusia ka hasur rezistencë të fortë ukrainase në përpjekjet e saj, që nga mesi i vitit 2024, për të kapur Pokrovskin, dikur një qendër kyçe logjistike për ushtrinë ukrainase.
Ushtria e Ukrainës deklaroi se vazhdon të mbajë ende pjesën veriore të qytetit, sipas trupave që po luftojnë aty, të cilët folën për Reuters të martën.
Forcat e Korpusit të 7-të të Reagimit të Shpejtë të trupave ajrore thanë se po kryejnë sulme në jug të qytetit, ku për momentin forcat ruse kanë epërsi./mxh
