Last Updated on 26/11/2025 by EL
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë italiane për bashkëpunim në disa fusha.
Qeveria shqiptare dhe ajo italiane kanë rënë dakord për bashkëpunim strategjik në strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji
Projektligji i miratuar:
PROJEKTLIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, PËR BASHKËPUNIMIN STRATEGJIK NË KUJDESIN SHËNDETËSOR, ENERGJINË, MJEDISIN, INDUSTRINË E SIGURISË DHE MBROJTJES, MENAXHIMIN E MIGRACIONIT, ARSIMIN, INOVACIONIN, DIASPORËN, TRANSFORMIMIN EKONOMIK DHE RRITJEN INTELIGJENTE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për lidhjen e marrëveshjeve të veçanta të bashkëpunimit ndërmjet subjekteve publike shqiptare dhe subjekteve publike dhe/ose private të Italisë në fusha, projekte dhe programe konkrete, në përputhje me parashikimet e marrëveshjes sipas nenit 1, të këtij ligji.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
