Last Updated on 17/06/2026 by Kesjana
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji ishte e pranishme në konferencën përmbyllëse të procesit të vetingut. Papajorgji në fjalimin e saj tha se rekomandimet e ardhura nga BE janë të qarta dhe inkurajuest.
Sa i përket vetingut, Papajorgji u shpreh se tashmë shihet si pjesë e identitetit që Shqipëria duhet të mbajë në rrugën e saj drejt BE.
Papajorgji tha se të gjitha ndërhyrjet e kujdesshme ligjore janë të mirëpritura.
“Rekomandimi që vjen nga BE është po aq i qartë sa dhe inkurajues. Vetingu nuk shihet më si reformë kombëtare, ai shihet si pjesë e identitetit që Shqipëria duhet të mbajë në rrugën e saj drejt BE. Janë të mirëpritura dhe ndërhyrjet e kujdesshme dhe ligjore”, tha Papajorgji./kb
